Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës së verës dhe dimrit.
Komiteti i Parlamentit Evropian votoi sot me 23 vota për dhe 11 kundër ndalimit të lëvizjes së orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë, transmeton AP.
Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore – verore apo dimërore – do të miratohen në të ardhmen, ndërsa në BE ka ndryshime në lidhje me cilën nga këto dy orë duhet të bëhet standard.















