back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDeklarata e Hamëz Jasharit: “Nuk ka dialog me serbët, gjithmonë janë kanë...

Deklarata e Hamëz Jasharit: “Nuk ka dialog me serbët, gjithmonë janë kanë të pabesë”

Të ngjajshme

Hamza viziton bizneset në Gjakovë, premton mbështetje për sektorin privat dhe lehtësira fiskale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë për dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases së huaj

Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se...

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Një video e vjetër e cila po qarkullon në rrjetet sociale, nxjerrë në pah qëndrimin e heroit Hamzës Jasharit për shumë çështje.

Mes tjerash, Jashari kishte rrëfyer edhe për Ahmet Delinë.

“Ahmet Delia, me sakicë kishte shkuar me vdek për kojshi, pik të natës, veç që e ka dëgjuar zërin” thotë ish komandanti gjatë tregimit.

Tutje, ai thekson se ishin bërë 83 vite nga ky tregim dhe kritikon shqiptarët se pse nuk po luftojnë kundër Serbisë.

“Para 83 vjete po bahen, e na sot, këto ditë në vend se me mbledh mend, vijnë tre katër shkije, milic kishte uniforma demek, e rrethakojnë një shtëpi, e hijnë e grin rob, e piskamë, e kush s’del me than të shkoj t’i ndihmoj qati vëllai. E thojm valla nuk kanë dashtë dikur ata të parët, ishin kon të lig, se nuk ishim mbet nën shka na. A nuk dashen ata, a nuk po duam ne se? Edhe i kemi shti veshtë në lesh” ishte shprehur Hamëz Jashari.

“Deri kur duam me duru kështu burra? Kanë mundur 200.000 vet me u kyç në luftë kundër shkaut, kundër okupatorit, që sot asaj dite nuk na liroi, për ditë djemtë më të mirë duke na i hëngër. Dialog, nuk ka dialog me të pabesin. Gjithmonë shkau i pabesë u kanë” kishte thënë ish komandanti i ndjerë.

Kjo video i përket një dokumentari që e ka përgatitur, gazetari Milaim Zeka.

Në video shihen pamje të Hamëz dhe Ademit me armë në shtëpinë e tyre. Këtë vit mbushen 21 vite nga koha kur u flijuan heroikisht për lirinë e Kosovës, familja Jashari.

Heroizmi i Jasharajve dhe i të gjithë dëshmorëve është gurthemel i shtetit të Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz