back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeA ja kthej shpinën Albin Kurtit edhe Rexhep Selimi, ja çfarë thotë...

A ja kthej shpinën Albin Kurtit edhe Rexhep Selimi, ja çfarë thotë ai

Të ngjajshme

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, Albin Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes, e njëkohësisht shpalosi edhe programin e tij për këtë pozitë.

- Advertisement -

Gjatë hapjes së fushatës, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje numëron gjithsej 32 deputet dhe shumë anëtarë të tjerë të Kryesisë, aty të pranishëm ishin vetëm disa prej tyre.

Në mesin e atyre që munguan ishte edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili deri më tani nuk ka dhënë ndonjë qëndrim nëse do të rrijë apo të largohet nga VV-ja.

Në një prononcim për Indeksonline, Selimi ka treguar arsyet pse nuk ka qenë i pranishëm në tubimin e djeshëm.

Ai ka treguar se ka qenë për vikend me familje në Shqipëri.

“Kam qenë jashtë shtetit. Dje kam qenë në Korçë, ndërsa sot jam në Maqedoni, duke u kthyer në Kosovë. Po të isha në Kosovë, sigurt do të merrja pjesë”, ka thënë shkurt Selimi.

Kujtojmë se ditët e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje janë larguar një numër i madh i figurave, duke përfshirë këtu edhe deputetë.

Ndërkaq, zgjedhjet për të parin e VV-së do të mbahen të dielën e ardhshme, me 21 janar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz