BallinaRegjionaleJa çfarë thotë Policia e Kosovës për aksidentin në Llaushë ku u...

Ja çfarë thotë Policia e Kosovës për aksidentin në Llaushë ku u lënduan 7 persona

Të ngjajshme

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Gazeta online Drenicapress.info pat raportuar dje për një aksident komunikacioni në Llaushë të Skenderajt, ku të lënduar mbetën 8 persona.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën për në fshatin Llaushë, ku janë përplasur një kombi me një kamion. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 8 persona, të cilët janë nisur për tretman mjekësor në QMF Skenderaj, dhe më pas edhe në QKMF Mitrovicë”, ka bërë të ditur Zahiti për Drenicapress.info.

Ndërsa sot Policia e Kosovës ka shkruar për këtë aksident duke shtuar se në fshati Llaushë të Skenderajt më 28.12.2017-14:00, raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tre meshkuj dhe katër femra K-Shqiptare dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës ndërsa një prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK. /Drencia Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz