Në kohën kur në Gaza po raportohet për uri ekstreme, dhe ku Izraeli po raportohet se po i bllokon ndihmat ndërkombëtare për civilët, nga Ministria e Jashtme e Izraelit po thuhet e kundërta.
Sipas MPJ-së, “ndihma nuk është duke u bllokuar, por po injorohet nga OKB-ja”.
“Aktualisht, 950 kamionë me ndihma po presin brenda Gazas, krejt të mbushur dhe të gatshëm për shpërndarje. Izraeli lehtësoi hyrjen e tyre”, tha MPJ-ja në Izrael.
Kjo ministri pyeti se “pse po presin ata kamionë ende atje”.
“OKB-ja duhet të ndalojë drejtimin e gishtit dhe të nisë ta bëjë punën e vet”, tha MPJ-ja e Izraelit.
Edhe Cogat, një degë e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që merret me koordinim logjistik midis Izraelit dhe Rripit të Gazas, lëshoi një komunikatë.
Të mërkurën, sipas Cogat-it, 70 kamionë u shkarkuan në pikëkalimet e ndihmave, dhe më shumë se 150 sosh u morën nga OKB-ja dhe organizatat e ndihmave nga ana e Gazës.
Tha po ashtu se janë edhe më shumë se 800 të tjerë që po presin.
BBC-i kujton se OKB-ja dhe organizata të tjera patën thënë më herët se duhen së paku 500-600 kamionë në ditë për të ushqyer popullatën prej 2 milionë banorësh.
Aid isn’t being blocked. It’s being ignored by the @UN .
Right now, 950 aid trucks are waiting inside Gaza, fully loaded and ready for distribution.
Israel facilitated their entry.
So why are they still sitting there?
The UN needs to stop pointing fingers and start doing its… pic.twitter.com/sVK7lIwnvz
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) July 23, 2025