back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Gjatë dy ditëve të fundit mendojmë se do të ketë takime” –...

“Gjatë dy ditëve të fundit mendojmë se do të ketë takime” – Nga Nisma japin detaje për një takim vendimtar Kurti-Limaj

Të ngjajshme

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se shpreson se gjatë këtyre ditëve do të kenë takime me zyrtarët e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për konstituimin e kuvendit deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Matoshi ka thënë se kjo parti ka dhënë qëndrimet e veta që dëshiron postin e kryeparlamnetarit.

“Jemi në ditët e fundit nga aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne jemi optimist se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë takime dhe ka mundësi që të arrihet një zgjidhje në marrëveshje në mënyrë që kuvendi të konstituohet deri më 26 korrik. Shpresoj që të ketë takime nesër dhe pasnesër”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se nëse Limaj zgjidhet kryeparlamentar dhe nuk sigurohen votat për qeverinë, Limaj do të japë dorëheqje nga posti.

Matoshi ka përsëritur qëndrimin fillestar të partisë, se nuk duan poste në ekzekutiv, por që do ta votoni qverinë “Kurti 3” dhe do të bashkëpunonin me të.

“Ne kemi ofruar tri votat tona. Nuk kemi pas synime që të jemi pjesë e qeverisë në këtë periudhë kohore. Kemi vërejt që mundësia më me mirë është që të udhëheqim legjislativin dhe për këtë kemi ofruar kandidatin tonë z. Fatmir Limaj. Kjo ka qenë ideja jonë dhe i kemi qëndruar prapa, por do ta votonim dhe bashkëpunonim me një qeveri të VV-së”, ka thënë Matoshi per Teve1.

- Advertisement -

Të Fundit