Në Gaza, po bëhen përgatitjet për të festuar lirimin e 333 të burgosurve që u arrestuan në Gaza nga forcat izraelite gjatë operacioneve të tyre ushtarake në Rrip.
369 palestinezë do të lirohen sot – 36 prej tyre vuajnë dënimin e përjetshëm dhe 333 të arrestuar pa akuza në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023, sipas Zyrës së Mediave të të Burgosurve Palestinez.
Megjithatë, fati i mijëra të tjerëve të arrestuar që nga 7 tetori mbetet i panjohur.
Umm Jihad Al-Maghribi thotë se djali i saj, Hassan, është ende i zhdukur pasi u arrestua nga forcat izraelite në nëntor 2023 në lagjen Al-Zaytoun, në jug të qytetit të Gazës, shkruan BBC.
“Nuk e pashë emrin e djalit tim mes të liruarve sot, por shpresoj të marr ndonjë informacion rreth tij nga të burgosurit e liruar”.
“Nuk di asgjë për fatin e tij. Gruaja e tij lindi një djalë pesë muaj pas arrestimit dhe ai nuk e ka parë kurrë. Shpresoj vetëm të dëgjoj ndonjë lajm për të”.