BallinaLajmeLajmet e FunditItali: 22-vjeçar shqiptar kapet me 12 doza kokainë

Itali: 22-vjeçar shqiptar kapet me 12 doza kokainë

Të ngjajshme

Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

Raportohet se një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke kryer manovra të dyshimta me makinën e tij në rrugët e qytetit. Pasi u ndalua nga autoritetet, efektivët kryen një kontroll të imtësishëm në automjet, ku nën levën e frenave të dorës zbuluan 12 qese me kokainë të ndara në doza të vogla.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 350 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës. I riu kishte gjithashtu dy telefona celularë, në të cilët u zbuluan biseda me persona që dyshohet se ishin blerës të lëndës narkotike.

Hetimet zbuluan gjithashtu se 22-vjeçari qëndronte në mënyrë të paligjshme në territorin italian. Ai tashmë përballet me akuza për trafik droge dhe qëndrim ilegal në Itali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz