back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeIsmaili merr masa për transportin e kufomave nga QKUK-ja

Ismaili merr masa për transportin e kufomave nga QKUK-ja

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar ndaj lajmit për pazarin me kufoma që bëhet nga kompanitë që transportojnë ato nga morgu i QKUK-së.

Ismaili në një postim në Facebook ka shkruar se ka marr masa për këtë gjë dhe se tani e tutje secila nga shtatë kompanitë e licencuara do të punojë vetëm nga një ditë të javës me një numër kontakti dhe një parking.

Sipas tij, shëndetësia ka probleme të mëdha, por vullneti për tejkalimin e tyre është më i madh se pengesat.

Ja postimi i plotë i Ismailit:

E përgëzoj menaxhmentin e QKUK-së për reagimin e shpejt dhe marrjen masave konkrete rreth raportimeve në media lidhur me pretendimet për “Pazarin me kufoma”.

Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor.

Është mbajtur një takim nga menaxhmenti i SHSKUK-së me shtatë kompanitë që transportojnë kufomat nga morgu i QKUK-së, të cilat janë të licencuara nga MTI-ja.

Këto kompani janë obliguar të gjitha që ditën e martë t’i sjellin dëshmitë për licencat e tyre të lëshuara nga ky institucion.

Është vendosur që meqë janë shtatë kompani të licencuara, secila të ketë nga një ditë të javës, me vetëm një numër kontaktues dhe parking të rezervuar.

Sektori i shëndetësisë ka probleme të mëdha, por vullneti ynë është më i madh se pengesat.

Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz