BallinaLajmeZgjerohet çarja në VV: Aida: Dardani është nxënës i Albinit (VIDEO)

Zgjerohet çarja në VV: Aida: Dardani është nxënës i Albinit (VIDEO)

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...
Një bisedë mes Aida Dërgutit dhe një aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, shpërfaqë edhe më shumë dallimet dhe mospajtimet në subjektin më të madh në opozitë, tash brenda krahut, i cili, të paktën në opinion, është pozicionuar kundër Kurtit.
Deputetja Dërguti, në një komunikim në rrjetin social Facebook, flet për Dardan Molliqajn, që ka kundërshtuar hapur kandidaturën e Kurtit për Kryetar të partisë.
Ajo thotë se Molliqaj ishte nxënës i Albin Kurtit. Sipas saj, ata janë njëlloj ideologjikisht dhe se ka dallime me të.
Në një komunikim tjetër, që ka siguruar Rtv Dukagjini, deputeti Dukagjin Gorani i shkruan një aktivistit se shumica e zyrtarëve të partisë që i takon, nuk kanë haber se çka është e majta progresive dhe socialdemokracia, duke përmendur emrat e deputetëve Besa Baftiu dhe Fisnik Ismajli.
 
Një bisedë në viber në një komunikim të brendshëm, ku Aida Dërguti shihet tek fyen Albin Kurti, shpërfaqën pakënaqësitë dhe problemet brenda Vetëvendosjes që duket se kishin filluar kohë më parë. Ato u zgjeruan në rrjetin social në Facebook, ku njëra pjesë mbronte Kurtin, ndërsa tjetra Dërgutin.
Pas situatës së krijuar, Visar Ymeri bashkë me disa deputetë tjerë, dhanë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e partisë.
Deri tash, vetëm Shpend Ahmeti ka zgjedhur të heshtë.
Megjithatë, një fotografi, të cilën e ka siguruar Rtv Dukagjini shihet se ka një afërsi më të madhe me Dardan Molliqajn, vetura e të cilit është parë te shtëpia e Kryetarit të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz