Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës.
Blutë bëjnë me dije se mjeti lundrues ishte bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman prej mbrëmjes së djeshme.“Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë. Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut”, njofton policia.
Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi në Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.
Të dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme, raporton A2CNN.