Ish-ushtari i UÇK’së tregon se si u arrestua në Serbi ditë më parë
Faton Zhubaj nga Deçani është arrestuar në territorin e Serbisë me akuzën për krime lufte
Ishte nisur për në Beograd për të dërguar disa udhëtarë.
Por, aty shoferi i autobusit, dikur ushtar i UCK-së, do të arrestohet me arsyetimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999, raporton T7.
Faton Zhubaj që punon në kompaninë Meti Comerce në Gjakovë u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet serbe.
Gjatë këtij procesi, Zhubaj pa një listë me emra të ushtarëve të UCK-së të cilët do të arrestohen sapo të hyjnë në territorin e Serbisë.
Zhubaj ishte i 82 në këtë listë dhe përballet me disa akuza, para dhe pas përfundimit të luftës.

Lexo edheGjergj Dedaj shkel rregullat e komunikacionit vetëm për t’i ikur gazetares
Megjithëse pohon se kishte dyshime dhe frikë për hyrje në këtë shtet, ai deklaron për Frontal se vendimi për lirim të tij u mor pasi ai doli në gjykatë.
I shqetësuar se ngjarja e njejtë mund të përsëritet, ai nuk beson edhe se është liruar nga aktakuzat, ashtu siç i pohuan avokatët në Serbi.
Njëjte si ai, fatin e kishin edhe disa shokë që kishin luftuar me të.














