Komuniteti turk në Kosovë ka ngritur kallëzim penal kundër zv.ministrit të Jashtëm. Por, Gjergj Dedaj nuk po e prishë rehatinë.
Edhe pse komuniteti turk në Kosovë është ngritur kundër duke kërkuar shkarkimin e tij, ai vazhdon agjendën normalisht.
Zv.minstri i Jashtëm, përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar turqit me serbët.
Pas kësaj deklarate, turqit të hënën kanë kërkuar shkarkimin e Dedës, kurse një ditë më vonë kanë ngritur kallxim Penal.
Ertan Simtiç nga komuniteti turk në Kosovë ka dërguar kallximin penal në Prokurorinë themelore të Prizrenit.
Megjithatë çështja e Dedës duket se nuk do përfundojë me këtë kallëzim.
Fikrim Damka, deputet turk në Kuvendin e Kosovës thotë se do bisedojnë me partnerët e koalicionit për këtë. Ai shton se po pret nga kryeministri, shkarkimin e Dedës.
Ky i fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Duke i ikur pyetjeve të gazetarëve të Frontalit, kryetari i libearalëve të Kosovës shkeli edhe rregullat e komunikacionit. Zgjodhi heshtjen përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me raportet e tij me turqit.
Në vend të fjalëve, Dedaj ka zgjedhur forma tjera për t’u shprehur.
Në kohën kur kërkohet shkarkimi i tij, Dedaj është nominuar nga z kryeministri, Behxhet Pacolli për ambasador në Maqedoni. As për këtë nuk ka folur Dedaj, por ka lënë të nënkuptohet përmes kësaj fotografie.


