Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min, u përqafua si një foshnjë nga një ish-yll i MMA-së, 2.98 m i gjatë, në një seancë stërvitore të hapur në Seoul.
Superylli i Koresë së Jugut dhe shokët e tij të ekipit morën pjesë në seancën stërvitore në shtëpinë e Anyang FC.
Pas stërvitjes, Sonit iu bashkua pranë fushës ish-luftëtari korean i MMA-së, Choi Hong-man, i cili e mori Sonin në krahë dhe filloi ta përqafonte.
Kapiteni Son shihet duke qeshur, dhe ani pse 1.80 metra i gjatë, dukej i vogël në krahët e Hong-man.
Mundësi gjigant garoi në MMA midis viteve 2006 dhe 2016, dhe madje u ndesh me ndoshta peshën e rëndë më të madhe të të gjitha kohërave, Fedor Emelianenko.
Ndryshe, Spurs po përballet me Newcastle para 66,000 tifozëve në Seoul, shtëpinë e ekipit kombëtar të Koresë së Jugut. Rezultati aktual i kësaj miqësoreje është 1-1.