back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaSportIsh-lojtari i Liverpoolit që po shkëlqen te Prishtina e Re flet për...

Ish-lojtari i Liverpoolit që po shkëlqen te Prishtina e Re flet për “Express”: Synojmë një vend në Evropë

Të ngjajshme

Afrim Zhitia i bronztë – Kurti, Ahmeti e Haradinaj çmojnë lart figurën e heroit

Në fshatin Llugë të komunës së Podujevës u përurua...

Rashford e bënë të qartë, dëshiron të vazhdojë te Barcelona

Marcus Rashford po përjeton një moment të veçantë në...

Rikthehet në punë polici që u përfol për shaka ndaj kryeparlamentarit, Dimal Basha!

Arbenita Aliu, avokatja e rreshterit të Policisë së Kosovës,...

Politico: MIG-ët e Rusisë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s mbi Estoninë

Tre avionë luftarakë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të...

Toni Gomes ishte një nga transferimet më të bujshme nga Prishtina e Re gjatë kësaj vere.

Futbollisti nga Guinea-Bissau erdhi në Superligën e Kosovës, pas një aventure të kaluar në Korenë e Jugut te Seongnam FC, me të cilin u nda në janar të këtij viti.

Me ardhjen e tij, Prishtina e Re tashmë e ka një shtyllë ku mund të mbahet, pasi Toni Gomes ka shënuar tre gola në katër paraqitjet e tij të para zyrtare me klubin nga paralagjja e kryeqytetit.

Gomes shënoi dy gola ndaj Malishevës në xhiron e parë, dhe një tjetër e shënoi ndaj Llapit në xhiron e javës së kaluar.

Në një intervistë me “Gazeta Express”, Toni Gomes foli për formën e tij aktuale, klubin e Prishtinës së Re, Kosovën e për kohën e tij të kaluar te Liverpooli, si lojtar i akademisë – i përfshirë disa herë edhe me ekipin e parë.

Ai për formën e tij i falënderon stafin e Prishtinës së Re, të cilët thotë se e ndihmuan shumë me besimin e treguar.

“Stafi teknik me ndihmoi shumë, sidomos në parasezon – shënova pesë gola – më dhanë vetëbesim. Edhe kur gjërat nuk shkonin siç duhet, ata vazhduan të besojnë dhe kjo normalisht që të ndihmon shumë”, tha ai.

Toni Gomes po ashtu mund të njihet edhe si një lojtar që ka në qejf aventurat dhe sfidat e ndryshme, pasi në karrierën e tij, futbollisti në fjalë ka luajtur në Portugali, Egjipt, Turqi, Azerbajxhan, Izrael, Kore të Jugut dhe tashmë stacioni i tij momental, në Kosovë.

Megjithatë, ai po e konsideron kohën e tij te Prishtina e Re si një nga më të mirat që e ka kaluar deri më tash.

“Kjo që po kaloj tani është një nga përvojat e mia më të mira, sepse këtu të shohin më shumë se thjesht një futbollist. Para se të vija këtu, pyeta një lojtar të huaj në klub – rreth stafit dhe trajnerit – ai më tha se ishte në vështirësi në fillim, por trajneri dhe stafi e ndihmuan dhe i dhanë atij kohë të mjaftueshme për t’u adaptuar dhe për të qenë 100% i gatshëm. Kjo është një nga arsyet që unë erdha në këtë klub, sepse të kuptojnë si një njeri, jo vetëm si lojtar. Shumica e klubeve nuk të japin kaq kohë”, shtoi ai.

Gomes nuk la pa e përmendur edhe trajnerin e Prishtinës së Re, Elon Berishën.

Për trajnerin e ri, 26-vjeçari pati fjalët më të mira të mundshme.

“Përshtypja ime e parë ishte kualiteti i lojtarëve, veçanërisht në ekipin tim. Mënyra se si ata e bëjnë më të lehtë për mua për t’u adaptuar… Jam shumë me fat po ashtu që po punoj me trajnerin (Elon Berisha). Ai është i ri dhe ambicioz, që mund t’i ndihmojë shumë lojtarëve, brenda dhe jashtë fushës”, tha Gomes për “Express”.

Kur foli për Kosovën dhe pse i pëlqen të rri këtu, ai tha: “Është një vend i qetë për të jetuar dhe për të luajtur futboll. Njerëzit janë të thjeshtë, ka ushqim të mirë dhe ka shumë vende të mira për të ngrënë, për çmime të lira”.

Megjithatë, Gomes bënë me dije se të qenurit një kohë pjesë e akademisë së Liverpoolit është një presion, që do ta ndjekë gjatë gjithë karrierës.

“Nuk është e lehtë, sepse po të jesh një herë Liverpool, do të jesh gjithmonë Liverpool. Njerëzit të shohin si lojtar i Liverpoolit ngado që të shkosh. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në disa klube, ata të japin shumë përgjegjësi sepse dikur ke qenë në Liverpool. Por ishte mirë, sepse është shtëpia ime e dytë. Mësova shumë atje, përjetova gjëra të mira, si kur udhëtoja me ekipin e parë, kur luaja në parasezon me ta në Gjermani. Ka shumë gjëra për të folur rreth Liverpoolit…”, tha ai.

Gomes vendosi objektivat e klubit të tij para atyre individuale, duke konfirmuar se klubi i Prishtinës së Re këtë sezon ka qëllim të sigurojë një vend në gara evropiane.

“Objektivi im për sezonin është qëllimi i klubit. Për mua klubi është në rend të parë. Nëse arrijmë qëllimin e klubit, do të thotë që edhe ne kemi arritur qëllimet tona, që do thotë kualikfimi në garat evropiane”, përfundoi ai.

Prishtina e Re deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje në Superligë – për herë të parë në histori.

Skuadra e drejtuar nga Elon Berisha ka dy fitore dhe dy humbje në katër xhirot hapëse.

Prishtina e Re fitoi 4-0 ndaj Malishevës dhe 1-0 ndaj Llapit, teksa pësoi humbje nga Ferizaj dhe Drenica.

Momentalisht, Prishtina e Re zë vendin e pestë me gjashtë pikë – tri pikë larg nga kreu që mbahet nga Dukagjini me nëntë pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Prishtina e Re e zhvillon ndaj Dritës në Gjilan këtë të diel./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz