Një ish-lojtar i Atleticos, do të marrë rrugën drejt Brazilit.
Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Saul Niguez, i cili ka arritur marrëveshje me gjigantin brazilian, Flamengo.
Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Saul do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare e gjysmë me Flamengon, duke u ribashkuar kështu me ish-bashkëlojtarin tashmë trajnerin e tij, Filipe Luis.

Gjatë këtyre ditëve ai ishte shumë afër transferimit te Trabzonspori, por që futbollisti ndryshoi mendje dhe si pasojë dështoi marrëveshja.
Saul, kishte qenë pjesë e skuadrave si Rayo Vallecano, Atletico Madridi, Chelsea dhe Sevilla.
Suksesin më të madh e kishte te Atletico, ku arriti të fitonte La Ligën, 2 herë Europa Leaguen, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Mbretit./IndeksOnline/