back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëIsh-kryeministri rus zbulon “të fshehtat” e Putinit: Ai po merr kohë për...

Ish-kryeministri rus zbulon “të fshehtat” e Putinit: Ai po merr kohë për t’u rigrupuar

Të ngjajshme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, nuk beson se presidenti Vladimir Putin është “serioz” për bisedimet e paqes dhe nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin “që do të jetë komode për popullin ukrainas”.

Përtej premtimit të neutralitetit – që do të thotë se Ukraina nuk do të aplikojë për të qenë pjesë e NATO-s apo BE-së, Kasyanov beson se Putini do të insistojë në “njohjen zyrtare” që Krimea është pjesë e Rusisë.

“Kjo është absolutisht thelbësore, zoti Putin është i çmendur për Krimenë,” i tha ai BBC World News.

Kasyanov – i cili ishte kryeministër ndërmjet viteve 2000-2004 – tha se dyshonte se ndonjë marrëveshje do të ngecte si rezultat i negociatave aktuale midis dy palëve, duke sugjeruar se ajo thjesht po u jepte rusëve “kohë për t’u rigrupuar”.

Ai tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë ishin “nervoz” për shtrirjen e sanksioneve “shkatërruese” ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus “nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra”.

Por ai tha se çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë “do të ishte fillimi i fundit të tij [Putinit]”.

“Unë mendoj se ai do të vazhdojë të shtypë dhe të rrisë pushtimin,” tha Kasyanov, duke shtuar se Putin ishte “shumë i shqetësuar… se diçka e tmerrshme mund të ndodhte në fushën e betejës”. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz