back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeIsh-komandanti: Para prokurorëve në Hagë nuk heshta, as nuk këndova

Ish-komandanti: Para prokurorëve në Hagë nuk heshta, as nuk këndova

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka folur për paraqitjen e tij para prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë, të cilët e morën në pyetje në nëntor.

Selimi, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, se para prokurorëve “fola – nuk heshta, as nuk këndova”.

Ai ka thënë se nuk ka qenë “vendi për të heshtur, as për të kënduar”.

“Është një vend, një fushëbetejë, ta quaj kushtimisht, mes të drejtës dhe padrejtësisë”, është shprehur Selimi.

“E vetmja armë për ta mbrojtur atë që përfaqësojmë është fjala. Aty ku flitet për ne nuk duhet t’ia mohojmë vetes të flasim për veten”, ka thënë ai.

Selimi është pyetur se cili ka qenë reagimi i prokurorëve të Speciales, teksa ai fliste para tyre.

“Nuk jam në gjendje ta lexoj reagimin e atyre prokurorëve me përvojë shumë të lartë, dhe nuk ia jap të drejtë vetes të vlerësoj si kanë reaguar ata. Por s’më ka bërë përshtypje reagimi i tyre”, është shprehur ai.

“Kam bërë punën time, dhe kam thënë sapo jam kthyer, se në raport me mua kanë qenë shumë profesionistë, shumë serioz, dhe shumë korrektë”, ka deklaruar Selimi.

“Kjo më ka krijuar komoditet që të flas bindshëm atë që ne duhet ta flasim atje”, ka thënë ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz