back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-gjyqtari kushtetues Kryeziu i kundërpërgjigjet deputetes gjermane ndaj deklaratës se saj pro-serbe...

Ish-gjyqtari kushtetues Kryeziu i kundërpërgjigjet deputetes gjermane ndaj deklaratës se saj pro-serbe për rastin Popoviq

Të ngjajshme

Vetaksidentohet një veturë në Volljakë të Klinës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në segmentin Klinë-Gjakovë,...

Vdes këmbësori i aksidentuar në Llazarevë, policia po heton rastin

Aksidentimi i një këmbësori përfundoi sot me fatalitet në...

Rekomandohet suspendimi i një polici, verifikoi sistemin e të dhënave të një qytetari

Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin...

Aktori i “Toy Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Aktori britanik Michael Ward, i njohur më së miri...

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetes së Bundestagut gjerman, ZaklinNastic, e cila kritikoi autoritetet kosovare për arrestimin e zyrtarit serb IgorPopovic në pikën kufitare në Bërnjak.

Deklaratat e Nastic kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë, ku figura publike dhe analistë e kanë cilësuar narrativën e saj si të njëanshme dhe të nxitur nga pozicione pro-serbe.

Në një reagim të drejtpërdrejtë në X, Kryeziu i është drejtuar deputetes Nastic me disa të vërteta që shpesh shtrembërohen nga Serbia dhe zyrtarët serbë.

“E nderuar zonja Nastic, si do të ndiheshit nëse në qytetin tuaj të lindjes, Gdynia, do të shfaqeshin nazistë që do të etiketonin ArmiaKrajoëa si një organizatë terroriste?” – shkroi ai.

Kryeziu thekson se individë si Popoviq mund të shprehin qëndrime denigruese në Serbi – një vend që ende nuk ka kaluar nëpër një proces denazifikimi – por jo në Kosovë, ku ligji dhe rendi mbrojnë vlerat demokratike dhe multietnike.

“Kohët kur ai dhe të ngjashmit e tij vepronin pa u ndëshkuar kanë marrë fund. Sugjerimi juaj se diplomacia mund të zëvendësojë praninë e KFOR-it është një përpjekje naive për të relativizuar rrezikun që vjen nga strukturat paralele e ekstremiste serbe në veri,” – shkruan ndër të tjera Kryeziu.

Ai i hodhi poshtë edhe pretendimet për “shtypje të serbëve” në Kosovë, duke theksuar se në vend nuk ka konflikt dhe se të gjitha komunitetet jetojnë të lira në ushtrimin e të drejtave të tyre.

“Në Kosovë nuk arrestohen njerëz për identitetin e tyre etnik, dhe as nuk përdhosen simbolet e tyre. Nëse do ta bënim këtë, nuk do të ishim më ndryshe nga Serbia,” shtoi ai, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të qendrës së Graçanicës, për të ilustruar qetësinë dhe bashkëjetesën në vend.

Çfarë tha deputetja Nastic?

Reagimi i Kryeziut erdhi pas deklaratës së deputetes së partisë DieLinke, ZaklinNastic, e cila e cilësoi arrestimin e zyrtarit serb IgorPopovic si një “hap të radhës në kursin ultranacionalist të Albin Kurtit”.

“Përfaqësuesit serbë po frikësohen, përzihen ose u mbyllet goja. Popoviq u arrestua sepse kritikoi UÇK-në dhe përmendi krime ndaj serbëve,” shkruan Nastic në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ajo e akuzoi qeverinë e Kosovës për “spastrime etnike të vazhdueshme në veri” dhe tha se pranisë 26-vjeçare të trupave të KFOR-it nuk i ka sjellë paqe rajonit.

“Evropa dhe SHBA duhet të veprojnë dhe ta ndalojnë Kurtin para se situata të përshkallëzohet më tej. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes diplomacisë – jo përmes trupave ushtarake,” përfundon ajo.

- Advertisement -

Të Fundit