Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private.
Ajo kishte postuar më herët një fotografi ku shkruante “A jeni gati për një surprizë?”, duke shoqëruar mbishkrimin me një zemër dhe një shikim dyshues.
Për më tepër, komenti i saj në njërën nga fotografitë e boksierit të njohur Ardian Krasniqi, ku kishte lënë një zemër, kishte ngritur dyshime se mes tyre po lindte diçka më shumë se miqësi.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, Xheneta kishte përmendur emrin e Krasniqit disa herë, çka kishte ndezur spekulimet për një simpati të mundshme mes tyre.
Por sot, gjithçka mori një tjetër kthesë.
Në një postim të ri në Instagram, Xheneta ndau me ndjekësit e saj një fotografi ku shfaqet një unazë elegante diamanti dhe një dokument i veçantë që mban titullin “Marrëveshja e dashurisë së vërtetë”.
Ajo ka shkruar: “Çdo mëngjes po duket edhe më interesant kohët e fundit…”, duke lënë të nënkuptohet se diçka e rëndësishme po ndodh në jetën e saj sentimentale.
Në dokument thuhet se bëhet fjalë për një zotim dashurie që simbolizon përkushtim të përjetshëm – për ta dashur e për të qenë besnik ndaj njëri-tjetrit, në të mirë e në të keq, deri në fund të jetës.
Data që figuron në këtë dokument është 1 korrik 2025, ndërsa përpos kësaj, nuk jepet asnjë detaj tjetër për partnerin që qëndron pas këtij gjesti.
A është kjo një konfirmim i një fejesë? A është Ardian Krasniqi personi në fjalë? Apo thjesht një deklaratë dashurie pa emra të zbuluar?
Përgjigjet mbeten pezull, por një gjë është e sigurt, Xheneta po di si ta mbajë publikun të intriguar.
