Bashkim Jashari priti Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës
dp

Lexo edheHasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Gjeneral Majorin Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Partneriteti ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, i ndërtuar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edheHasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të
Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm!