Dy ish-futbollistë shqiptarë profesionistë, pjesë e një bande e krimit të organizuar, u burgosën me një total prej 44 vitesh pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 mln £.
Shpërndarësit shqiptarë të drogës ishin nën vëzhgim nga oficerët e infiltruar të policisë, kur blenë dërgesën prej 20 kg drogë në Peterborough dhe e dërguan në një shtëpi të izoluar në qendër të Londrës.
Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar.