Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se si a ka nisur të mbajë veshur fanellën me numrin shtatë, teksa këtë ja ka kërkuar ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.
“Shiko, unë dua që ju të vishni fanellën me numrin shtatë. Isha i surprizuar, sepse i dija gjithë lojtarët e mëdhenj që kishin veshur atë fanellë”, është shprehur Ronaldo
Portugezi kujton me nostalgji periudhën kur ishte në Angli, aty ku ai nisi historinë e tij të suksesit.
“Aty ishte fillimi i një faze të suksesshme për mua në futboll. Përmirësova jo vetëm cilësitë e mira si futbollist, por edhe fizikun tim. Në pesë vite në Mançester, mësova artin e futbollit. Fituam shumë gjëra së bashku. Ishte një ëndërr për mua”, përfundoi sulmuesi i Realit të Madridit.
Ronaldo u largua nga “Old Trafford” në vitin 2009, për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, Real Madrid me të cilin ka arritur të fitoj gjithçka.