BallinaLajmeIsh-eprori i UÇK-së arrestohet nga EULEX

Ish-eprori i UÇK-së arrestohet nga EULEX

Të ngjajshme

Real – Bayern, zbulohen formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Bayern Munichu janë përcaktuar për formacionet...

Pitarch thyen rekordin e Raul Gonzalez

Mesfushori i Real Madrid, Thiago Pitarch do të hyjë...

Vdes trajneri i njohur, Mircea Lucescu

Trajneri i njohur, Mircea Lucescu ka ndërruar jetë, në...

Mëngjesin e së enjtes Salih Mustafa ish-epror i UÇK-së dhe FSK-së u arrestua nga EULEX.

Arrestimi është bërë në shtëpinë e tij, dhe është nisur në drejtim të Hagës, raporton Insajderi.

Mustafa edhe ishte intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, nëntorin e kaluar.

Salih Mustafën, shef i inteligjencës së FSK-së. Ende nuk dihet vendndodhja e tij, ai pritet të ekstradohet për në Hagë.

Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësinë e quajtur BIA.Por, kush është Salih Mustafa.

Mustafa ishte pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim prej vitit 1988.

Mustafa ishte arrestuar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1993 dhe ishte dënuar me 5 vite burg për organizim të kryengritjes.

E në vitin 1997 Mustafa ishte angazuar për organizim e shtrirje të UÇK-së në Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Viti e Kamenicë.

Më pas kishte udhëhequr njësitin gueril të UÇK-së me emrin BIA derisa ishte themeluar Zona Operative e Llapit dhe Karadakut.

Mustafa gjithashtu ishte një nga themeluesit e LKQK-së, ndërsa pas përfundimit të luftës vazhdoi misionin për ndërtim të institucioneve shtetërore.

Mustafa ishte shef i departamentit informativ të TMK-së e më pastaj këshilltar për Inteligjencë i Agim Çekut, sa ishte Kryeministër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz