back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeIsh-deputetja e Vetëvendosjes tërhiqet nga politika

Ish-deputetja e Vetëvendosjes tërhiqet nga politika

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

Anëtarja e ish-deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku ka njoftuar se do ta pauzoj  angazhimin e drejtpërdrejt në politikë.

Ajo ka thënë se këtë po e bën për arsye krejtësisht peronale, derisa rrugëtimin 6-vjeçar me Vetëvendosjen e ka quajtur të jashtëzakonshëm e sfidues nga i cili thotë se ka mësuar e ka marrë përvoja me vlera, shkruan Periskopi.

Ajo thotë se do të merret me punë profesionale që s’kanë të bëjnë me politikën.

Po ashtu ajo u ka dëshiruar sukses bashkëpunëtorëve të saj në Vetëvendosje.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar miq dhe familjare,

Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike.

Keto 6 vite ne Levizjen VETEVENDOSJE! kane qene nje rrugetim i jashtezakonshem, me sfida e mesime, por mbi te gjitha nje pervoje me shume vlere.

Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit.

Levizjes, aktivisteve dhe kolegeve ju deshiroj shume sukses ne zgjedhje dhe ne sfidat qe ju presin.

Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi.

Uroj qe rruget tona te takohen per te mire.

Me shume respekt,

Puhia

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz