back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeIsh-deputetja e PDK’së shpenzoi 1,400 euro për udhëtime në vendlindje

Ish-deputetja e PDK’së shpenzoi 1,400 euro për udhëtime në vendlindje

Të ngjajshme

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Punime, ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me...

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka shpenzuar 1,400 euro nga buxheti i Kuvendit të Kosovës në emër të udhëtimit për në Vushtrri. Ajo jeton në Prishtinë.

Në Kuvendin e Kosovës thonë se deputetëve që jetojnë në Prishtinë nuk u paguhen shpenzimet e udhëtimit.

Në një dokument që e ka siguruar KALLXO.com, ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka shpenzuar 1,400 euro për udhëtim gjatë vitit 2016.

Në një prononcim për KALLXO.com Xhevahire Izmaku e ka pranuar se jeton në Prishtinë dhe vikendeve shkon në qytetin e saj, Vushtrri.

“Prej të hënës deri të premten unë jam në Prishtinë. Prej të premtes deri të hënën jetoj në Vushtrri, për arsye se bazën e kam në Vushtrri. Unë jam nënkryetare e degës së PDK-së në Vushtrri”, tha për KALLXO.com ish-deputetja.

Xhevahire Izmaku është kandidate për deputete e koalicionit PDK-AAK-Nisma për zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike ka thënë për KALLXO.com se deputetët nuk paguhen për shpenzimet e udhëtimit nëse ata jetojnë në Prishtinë.

Ai gjithashtu ka thënë se Kuvendi nuk i mbulon shpenzimet atyre deputetëve që udhëtojnë gjatë vikendit për në vendlindje.

Por, Izmaku thotë se si nënkryetare e degës së PDK-së e ka për obligim të shkojë në Vushtrri.

“Aktivitetin politik e kam aty, pushtetin në Vushtrri e ka PDK-ja edhe e kam obligim që 2 herë në javë të jem në komunë me qytetarët, komunikime e takime. Këto shpenzime janë për udhëtimet për në Vushtrri, kjo është e hapur. Unë i kam dy prindërit atje, kam aktivitetin politik, e kam pozitën politike, kjo është”, tha Izmaku për KALLXO.com

KALLXO.com i ka shkruar përsëri sekretarisë së Kuvendit për t’i pyetur se si është e mundur që deputetja Izmaku që jeton në Prishtinë ka përfituar 1,400 euro për shpenzime të udhëtimit edhe pse ajo jeton në Prishtinë.

Mirëpo, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, përmes telefonit tha për KALLXO.com që t’u referohemi përgjigjeve të para.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz