BallinaLajmeIsa Mustafa ultimatum Kurtit: Anuloje vendimin për Veliun dhe hiqe taksën deri...

Isa Mustafa ultimatum Kurtit: Anuloje vendimin për Veliun dhe hiqe taksën deri në fund të javës

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se veprimet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurti çojnë në prishje të koalicionit qeverisës. Ai i jep ultimatum shefit të Qeverisë që ta anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe brenda javës

Mustafa e quan të njëanshëm vendimin e kryeministrit Kurti për ta shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme, transmeton Gazeta Express.

Sipas Mustafës, ky vendim shkel marrëveshjen e koalicionit qeverisës mes LDK-së e Vetëvendosjes.

Kreu i LDK-së kërkon nga partneri i tij qeverisës që ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut, duke e paralajmëruar se vendime të tilla çojnë në prishje të Qeverisë.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar

Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.

Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz