BallinaLajmeIsa Mustafa thotë presidenti i takon PDK’së dhe nuk e pranon Vjosa...

Isa Mustafa thotë presidenti i takon PDK’së dhe nuk e pranon Vjosa Osmanin presidente

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se kryeministrin e ka partia e tij, kryeparlamentaren Lëvizja Vetëvendosje, e Presidenti i takon partisë me radhë, që i bie PDK’së.

Përplasjet për brenda koalicionit qeverisës në Kosovë sa vijnë e po shtohen, por përkundër kësaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të mendojë që kjo qeverisje është stabile.

Mustafa në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për President, ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK’së.

“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore. Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , ka thënë Mustafa për syri.net, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz