BallinaLajmeIsa Mustafa nga Gjermania: LDK dëshmoi se mbron interesat e Kosovës

Isa Mustafa nga Gjermania: LDK dëshmoi se mbron interesat e Kosovës

Të ngjajshme

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë, duke lënë...

Fisnik Asllani shkëlqen përsëri, Hoffenheim rikthehet në barazim ndaj Augsburgut

Fisnik Asllani ka qenë sërish protagonist për TSG Hoffenheim,...

Ushqimi “që pastron arteriet” sipas mjekut: EPA më efektiv se aspirina?

Një mjek ka pretenduar se një ushqim i thjeshtë,...

Mahrez drejt rikthimit në Evropë

Riyad Mahrez mund të jetë pranë largimit nga Al-Ahli,...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai nga Gjermania, ku po qëndron për më shumë se dy muaj pas komplikimeve shëndetësore, ka thënë se është LDK-ja ajo që mundësoi kalimin e kësaj marrëveshje, raporton Indeksonline.

Sipas tij, LDK dëshmoi se i mbron vetëm interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën. LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz