Irani pretendon se ka inkasuar të ardhurat e para nga tarifa në Ngushticën e Hormuzit
dp

Lexo edheMolliqaj kritikon qasjen e opozitës për presidentin: I dha të drejtë Kurtit

Lajmi është bërë publik nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, e cila konsiderohet e afërt me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve, depozitimi i këtyre të ardhurave vjen pasi më herët zëvendëskryetari i parlamentit iranian, Hamidreza Haji Babaei, kishte deklaruar se pagesat e para nga kjo taksë tashmë janë derdhur në bankën qendrore të vendit.
Agjencia Fars, duke iu referuar burimeve nga banka, ka bërë të ditur se shuma është depozituar në formë të parave të gatshme. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje se kush e ka kryer pagesën apo sa është vlera e tarifës së mbledhur.

Lexo edheMolliqaj kritikon qasjen e opozitës për presidentin: I dha të drejtë Kurtit
Kjo zhvillim vjen në një kohë tensionesh të rritura, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar më herët se do të ndërmerrte masa ndaj çdo anijeje që paguan tarifa ndaj Iranit për kalimin në këtë rrugë të rëndësishme detare./lajmi.net/