BallinaLajmeIrani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Të ngjajshme

Irani pranon kushtet e Trump, hapet për dy javë Ngushtica e Hormuzit

Irani ka rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm...

Takimi i dytë, SHBA dhe RMV e çojnë përpara dialogun strategjik, Landau: Marrëdhënie të shkëlqyera

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, shkruan...

KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

KEDS ka njoftuar për “punime të domosdoshme” ditën e...

Sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë, i dyshuar anëtari i ngushtë i familjes

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se...

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Por, të dhënat kanë treaguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë në një deklaratë se Teherani do të pushojë kundërsulmet dhe do të sigurojë kalim të sigurt përmes rrugës ujore në Ngushticën e Hormuzit, nëse ndalojnë sulmet kundër tij.

Të mërkurën në mëngjes, ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se “kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur nëpërmjet koordinimit me forcat e armatosura të Iranit”.

Kurse, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit e ka përshkruar marrëveshjen si një fitore ndaj SHBA-së, duke pretenduar se Trumpi kishte pranuar kushtet e Iranit për t’u dhënë fund armiqësive.

Ndërkaq, Trumpi i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se ishte një “fitore totale dhe e plotë”.

“Armëpushimi është një hap i parë i domosdoshëm, por nuk do të thotë që transporti tregtar normalizohet menjëherë në korsitë ndërkombëtare të trafikut në Ngushticë”, ka thënë Charlie Brown, këshilltar i lartë për ndjekjen e flotave të errëta në United Against Iran dhe ish-oficer i Marinës së SHBA-së, raporton CNN.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz