BallinaLajmeArrestohet në Vlorë i kërkuari për trafik droge në Spanjë

Arrestohet në Vlorë i kërkuari për trafik droge në Spanjë

Të ngjajshme

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Olta e fotografon vetën në këtë gjendje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Xabi Alonso pendohet për aventurën te Real Madridi

Real Madrid CF ka pasur një sezon zhgënjyes dhe...

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Operacioni i koduar “Operacionalja 93” u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes homologëve në Spanja dhe strukturave të Interpol Tirana.

Gjatë operacionit u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi në Vlorë i 30-vjeçarit Klevi Kananaj, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Ndaj tij, autoritetet gjyqësore spanjolle kishin lëshuar urdhër arresti më 3 mars 2026, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, 30-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për trafikimin e 82.84 kilogramëve kokainë, e fshehur në një kontejner, e cila u sekuestrua nga policia spanjolle në portin e Vigo më 5 shkurt 2026.

Gjatë operacionit në Spanjë u arrestuan në flagrancë edhe dy persona të tjerë, ndërsa roli i Kananajt dyshohet të ketë qenë vëzhgimi i kontejnerit nga jashtë terminalit. Pas ngjarjes, ai ishte larguar drejt Katalonja dhe më pas në Itali, përpara se të rikthehej në Shqipëri ku u vu në pranga.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz