Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.
Sipas njoftimit të sistemit prokurorial, kongresisti Self, i cili është kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.
Në njoftim thuhet se takimi është vlerësuar si konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë. /Gazeta Express
Komunikata e plotë:
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z.Blerim Isufaj ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan z.Keith Self, gjatë të cilit është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.
Kongresisti z.Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë.
Takimi u vlerësua si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë