back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditInteligjenca ukrainase me operacion të gjerë në tërë Rusinë, dhjetëra bombardues rusë...

Inteligjenca ukrainase me operacion të gjerë në tërë Rusinë, dhjetëra bombardues rusë goditen me dronë – pamje nga aksioni

Të ngjajshme

Meriton Korenica shënon një tjetër supergol në Rumani (VIDEO)

Mertion Korenica po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te...

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Në një operacion të realizuar nga inteligjenca ukrainase janë goditur më shumë se “40 bombardues rusë”, në një bazë ajrorë në Federatën Ruse.

“Bombarduesit strategjik të armikut po digjen në mënyrë masive në Rusi, si rezultat i një operacioni të inteligjencës tonë”, thanë ukrainasit, transmeton Telegrafi.

“Tani, inteligjenca ukrainase po kryen një operacion në shkallë të gjerë, për të shkatërruar bombarduesit e armikut në Federatën Ruse”, u tha ndër tjera.

Ishin dronët që goditën bazën ajrore nga ku ngriten në ajër aeroplanët që po bombardojnë çdo natë qytetet ruse. Aktualisht janë goditur më shumë se 40 fluturake, përfshirë A-50, Tu-95 dhe Tu-22 M3.

Videot e postuar më poshtë,  shfaq bombarduesit e përfshirë në zjarr në bazën ajrore. Sipas ukrainasve, në nga bazat ajrore që është goditur është ajo e Belaya në rajonin Irkutsk të Rusisë.

Gjithashtu po digjet gjithçka është në bazën ajrore Olenya në Murmansk të Rusisë, kurse aeroplanët A-50 vazhdimisht godasin qytetet ukrainase.

Rusia vlerësohet se posedon dhjetë sosh, kurse një A-50 kap vlerën e rreth 350 milionë dollarëve. E në mesin e fluturakeve të shkatërruara janë edhe Tupolev Tu-95, Tu-22 si dhe Tu-160.  /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz