Inspektorët e Obiliqit në aksion për të hequr mallin me etiketa “Kosovo Metohia”
01

Lexo edheVuçiqit i del zot ‘vëllai’ nga Bosnja, tenton ta frikësoj Kosovën me trazira

Ata po kërkojnë nga operatorët ekonomikë që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtje “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- rezoluta 1244”, a po çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.
“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptim nga operatorët ekonomikë dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës. Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e Komunës së Obiliqit. Ky aksion i cili ka filluar nga data 19.11.2018, do të vazhdojë deri në largimin e tërësishëm të këtyre produkteve nga shitja dhe përmirësimi i tyre është i domosdoshëm”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Obiliqit.

Lexo edheVuçiqit i del zot ‘vëllai’ nga Bosnja, tenton ta frikësoj Kosovën me trazira