Inspektorati kthen në punë edhe ish-drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi

Një muaj më parë, drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetikë të Kosovës. Njazi Thaçi, është shkarkuar nga Bordi i ri i kësaj ndërmarrje.
Bordi i përkohshëm e shkarkoj Thaçin pa u bërë 24 orë pas emërimit nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministria e MEPTNIS-ë, Rozeta Hajdari.
Ky shkarkim u komentua menjëherë si shkelje ligjore pasi nuk u respektuan as elementët bazë të ligjit ku parashihet të vlerësohet përformanca e ndërmarrjes dhe një serë vlerësimesh tjera para se të merret vendim për shkarkim.
Duke marrë për bazë këtë, i shkarkuara, Njazi Thaçi ka parashtruar ankesë në Inspektoratin e Punës.
Ky institucion tashme ka marrë vendim duke i dhënë të drejtë palës ankimore dhe konstaton se shkarkimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhePalmer: Kosovës i duhet një qeveri, nuk i mbajmë anën askujt
Vendimi obligon Bordin që të anulon këtë vendim dhe ta kthen në pozitën qe kishte Njazi Thaçi në detyrë raporton gazeta Infokus.
Në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.














