BallinaRegjionaleMitrovicëInspeksioni vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

Inspeksioni vazhdon me lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

Të ngjajshme

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë një aksion përgjatë rrugëve “Vëllëzërit Dragaj”, “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, me ç’rast kanë bërë largimin e të gjithë shitësve ambulant të cilët operonin jashtëligjshëm duke bërë shitjen e produkteve ushqimore në hapësirat publike, pra në trotuare.

Ky aksion është zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në lirimin e trotuareve dhe krijimi i kushteve për qarkullimtë lirë.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aksioni theksoi se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, e cila po e vështirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Gjatë këtij aksioni është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave (pemë dhe perime) të cilat ishin të vendosura pa leje në hapësirat publike, përkatësisht trotuareve.

Gjithashtu Drejtoria e Inspeksionit, bënë të ditur se ndaj të gjitha subjekteve të papërgjegjshme, që nuk e respektojnë rendin dhe ligjin, do të iniciohet procedurë të parapara me ligjet në fuqi./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz