back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeInformatat që duhet t’i dinë nxënësit, diskutime rreth procesit të përmbylljes së...

Informatat që duhet t’i dinë nxënësit, diskutime rreth procesit të përmbylljes së vitit shkollor

Të ngjajshme

Netanyahu tregon se çka i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se eliminimi i...

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela...

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga zëvendësministri Jusuf Thaçi, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, dhe zëvendësministri Xhavit Rexhaj, i ngarkuar për çështjet e organizimit të testit të arritshmërisë, me datë 21 maj 2020 është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala. Temë e diskutimit ishte zhvillimi i procesit arsimor në përmbyllje të vitit shkollor dhe të vitit akademik në kontekstin e pandemisë Covid-19.

MAShTI kërkoi opinione dhe sygjerime nga MSh dhe IKShPK për një sërë aspektesh si përfundimi i vitit shkollor dhe akademik, provimi i maturës dhe testi i arritshmërisë, provimet në institucione të arsimit të lartë dhe çështja e institucioneve parashkollore përfshirë edhe mundësitë eventuale të rihapjes së institucioneve edukative-arsimore publike dhe private bazuar në trendet epidemiologjike.

Palët u dakorduan se duhet vazhduar me qasjen e kujdesshme dhe me punën e deritanishme në menaxhimin e institucioneve dhe të procesit arsimor me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe luftimit të Pandemisë Covid-19. Pas trajtimit në hollësi të gjitha çështjeve relevante, u vlerësua se duhet pritur edhe vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në fund të muajit maj. Kjo analizë e institucioneve tona përgjegjëse për menaxhimin e kësaj emergjence do të tregojë për hapat e mëtejmë për menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të parapara për përfundimin e vitit shkollor dhe organizimin më të mirë të mundshëm të testeve kombëtare.

Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKShPK-së u zotuan se do të ofrojnë përkrahje për proceset e ardhshme në sektorin e arsimit. Palët, po ashtu, u dakorduan se kërkohet vazhdimi i mobilizimit dhe qasjes së angazhuari të gjithë Qeverisë dhe faktorëve arsimor, përfshirë drejtoritë komunale të arsimit dhe të menaxhmentit të shkollave për të menaxhuar si duhet fazën e ardhshme të Pandemisë Covid- 19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz