back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeInfermierja, fotografia e së cilës u bë virale, dënohet për mosmbajtje të...

Infermierja, fotografia e së cilës u bë virale, dënohet për mosmbajtje të maskës

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Shqipe Kadriu, infermiere në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është dënuar nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës.

Kadriu këtë njoftim e ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë se sapo ka dalë nga vetura e koleges së saj, e ka tërhequr maskën nën mjekërr dhe është ndaluar nga policia ku edhe është gjobitur.

Sipas Kadriut, as vet policët që e dënuan nuk e kishin maskën e vendosur mirë.

“Kolegia më ofroi me veturë afër banesës. Sapo dola tërhoqa maskën nën mjekërr, pasi isha vetëm në rrugë. Policia më ndaloi dhe u mundova t’iu tregoj që kam drejtë pasi jam në hapësirë nuk më dëgjonin. U thash, as ti s’e paske të vendosur maskën mirë pasi e ke lënë hundën jashtë dhe ma shkruan dënimin. Më thanë shko ankohu ku të mundesh”, ka shkruar ajo.

Ndryshe fotografia e kësaj infermiere më herët është bërë virale pasi u fotografua e rraskapitur nga puna me pacientë me COVID- 19.

Të Fundit

Sport

ShowBiz