back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeImeri: Importi i fundit i vajit është bërë me çmim 1,46 euro

Imeri: Importi i fundit i vajit është bërë me çmim 1,46 euro

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Sakip Imeri, ka thënë se sipas të dhënave të fundit të Doganës, importi i vajit është bërë me çmim 1,46 euro.

Imeri ka thënë në “Sot” të KTV-së se është e befasishme ngritja e çmimit të vajit që ka ndodhur ditëve të fundit në Kosovë.

“Drejtori i Doganës raporton se importi i fundit i vajit është bërë me 1,46 euro. Kjo ngritja e çmimit ka qenë diçka e befasishme dhe tejet shqetësuese për opinionin marrë parasysh se në këto situata edhe efektet e informatave jo të drejta kanë rol në destabilizim të qytetarëve dhe në zbrazjen e portofolëve të tyre duke krijuar stoqe të panevojshme. Tregu është i mbushur me produkte bazike nuk ka arsye për shqetësim”, ka thënë Imeri.

Imeri ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të kenë shqetësime pasi kompanitë kanë mjaftueshëm produkte bazike në stoqet e tyre.

Gjatë ditës së enjte çmimi i vajit në Kosovë në disa supermarkete ka arritur në 3,49 euro. Kjo ka ngritur shqetësimin e qytetarëve dhe reagimin e institucioneve, të cilat kanë kërkuar hetime.

Dy depo janë mbyllur si pasojë e një hetimi që është kryer në dy supermarkete gjatë mbrëmjes të së enjtes nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz