BallinaLajmeIlir Krasniqi përplaset me bashkëshorten e Milaim Zekës

Ilir Krasniqi përplaset me bashkëshorten e Milaim Zekës

Të ngjajshme

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Arbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka mbrojtur...

“Ke shumë ego, je arrogante”/ Përplasen ashpër Juela dhe Selin

Selin dhe Juela janë përplasur ashpër gjatë prime-it të...

Partneri i Milaim Zekës në biznesin që mashtroi mbi 900 kosovarë me viza pune për Gjermani, Ilir Krasniqi, është përballur në një emision live me Edlira Qefaliajn, gruan e deputetit të NISMA-s.

Derisa Qefaliaj po fliste në Klan Kosovë për arrestimin e bashkëshortit të saj, në lidhje direkte me studion e emisionit u lidhë edhe Ilir Krasniqi. Ai akuzoi Milaim Zekën për mashtrimin e kosovarëve me viza.

Krasniqi tha se përgjegjësinë për mashtrimin me viza të mbi 900 kosovarëve e mban vetëm Zeka.

“Milaim Zeka është përgjegjës për mashtrimin e kosovarëve me viza. Ai ka qenë përgjegjës i biznesit për Kosovë, ndërkaq unë jam në gjendje të bëj vetëvrasje nëse dikush thotë që unë i kam marrë para për punën e vizave”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se me Milaim Zekën ka prishur marrëdhëniet pasi deputeti i NISMA-s i kishte kërkuar atij t’ia sponsorizonte fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Unë me Milaim Zekën kam prishur marrëdhëniet pasi kam refuzuar t’ia sponsorizojë fushatën në zgjedhjet e 11 qershorit”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkaq, bashkëshortja e Zekës është shprehur se nuk mund të debatojë me një “psikopat”, duke iu referuar Krasniqit.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz