BallinaLajmeIlir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

Të ngjajshme

Mbappe nuk stërvitet me Realin, në dyshim prezenca e tij ndaj Bayernit

Kylian Mbappe nuk është stërvitur me Realin sot. Pak ditë...

Sekretari amerikan Rubio vjen në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot...

Ukraina dhe Rusia raportojnë për mijëra shkelje të armëpushimit të përkohshëm

Ukraina dhe Rusia sërish kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen...

Guardiola komenton luftën për titull: Ne dimë se si të fitojmë trofe

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se aftësia...

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar sot Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, duke shprehur mirënjohje të thellë për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë.

Përmes një postimi publik, Ferati theksoi se kujtimi për dëshmorët duhet të jetë i përhershëm dhe një rikujtim i vazhdueshëm i çmimit të lartë të lirisë. Ai vlerësoi veçanërisht guximin e të rinjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, siç u shpreh ai, me vetëdije të plotë dhanë jetën për atdheun.

“Historia jonë duhet të mbetet udhërrëfyes në çdo hap që ndërmarrim, në mënyrë që të mos harrojmë kurrë se nga kemi ardhur dhe kujt i jemi falë për lirinë që e gëzojmë edhe sot”, ka shkruar Ferati.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai u shpreh se 12 Prilli duhet të shërbejë si një ditë reflektimi dhe nderimi për të gjithë dëshmorët e Istogut, duke theksuar se lavdia e tyre është e përjetshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz