Ilda Bejleri i jep zemër Kosovës, do të jetë e pranishme në “Fadil Vokrri”
BILLI·

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ndërkaq Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e dytë, pas humbjes 0-1 në “Loro Boriçi” nga Turqia.
Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria – do të kenë përkrahjen e mijëra tifozëve në stadiume, por edhe jashtë saj.
Meqenëse Shqipëria ndeshjen e dytë e zhvillon jashtë, e jo në Shqipëri – bukuroshja dhe gazetarja, Ilda Bejleri, do të mbështesë “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lexo edheBabai i futbollistit nga Drenica: Shpresojmë në fitore, por duhet të kemi kujdes nga Bullgaria! (FOTO)
Ajo ka publikuar video në Instagram nga tuneli i Kalimashit, teksa ka shkruar: “Fluturon Kosova dhe Kuq e zi je ti”.
Ilda tashmë ndodhet në Prishtinë. /Gazeta Express/














