Ikë nga policia e aksidentohet më vonë në Drenas burri që po kontrabandonte 5 emigrantë
BILLI

Lexo edheBabai i Kadri Veselit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët nuk guxojnë ta operojnë

Menjëherë më vonë e njëjta veturë është aksidentuar dhe në të policia ka gjetur 5 emigrantë meshkuj, ndërsa shoferi që po voziste ata kishte ikur nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Sipas policisë deri më tani ende nuk dihet se kush është i dyshuari, shkruan Gazeta inFokus.
Për shkak se vetura ishte aksidentuar, emigrantët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Njësitë policore janë marrë me rastin i cili vazhdon të hetohet.

Lexo edheBabai i Kadri Veselit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët nuk guxojnë ta operojnë
“KONTRABANDIM ME EMIGRANT
Fsh. Zabeli i ulët, Gllogoc, 10.05.2021-05:38. Është raportuar se njësiti policor kishte tentuar ta ndaloj veturën me targa vendore e cila nuk ishte ndalë dhe më vonë ajo veturë ishte aksidentuar duke e goditë një automjet kombi me targa vendore. Në veturën e cila ishte aksidentuar kishin qenë 5 emigrant meshkuj shtetas të huaj ndërsa vozitësi i veturës ka arrite të ikë dhe nuk dihet identiteti i tij. Për shkak se vetura ishte aksidentuar emigrantët kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë marr me rastin i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/