back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeIbishi e vlerëson me notën 10 punën e sotme të Policisë në...

Ibishi e vlerëson me notën 10 punën e sotme të Policisë në veri

Të ngjajshme

Gresa shfaqet e lumtur në shoqëri të dashurit të saj

Modelja e njohur nga Kosova, Gresa Hoti është shumë...

Shkurta: Dolce është më fallco se të gjithë

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku...

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...
- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, ka komentuar arrestimin e shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.
Ibishi, njëherësh ish-anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, për Siguri dhe për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në T7, ka vlerësuar se “Policia e Kosovës kreu një detyrë të shkëlqyer, në bazë të urdhrave të menaxhmentit”.

- Advertisement -

Sipas tij, policët e njësisë speciale “zbatuan vendimin me përpikëri, duke vepruar proporcionalisht me rastin” – duke ndërprerë një tubim të serbëve për të arrestuar Gjuriqin, që hyri në Kosovë ilegalisht, pasi iu refuzua leja nga autoritetet kosovare.

Ai e ka vlerësuar me notën 10 punën e Policisë në veriun e vendit sot. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz