I zhgënjyer, Neuer tregon arsyet e eliminimit të Bayernit

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Parisienët do të shkojnë në Budapest për ta mbrojtur titullin që e fituan sezonin e kaluar, pasi eliminuan Bayern Munichun në gjysmëfinale.
Ndeshja sonte u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, por parisienët shkojnë tutje, pasi fituan 5:4 në ndeshjen e parë.
Pas ndeshjes, portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer tregoi se çka i mungoi sonte ekipit të tij.

Lexo edheNeves i gëzohet kualifikimit: Do festojmë, Bayerni ishte i fortë…!
“Mendoj se nuk kishim instinktin vrasës në sulm sonte. Por ne megjithatë patëm mundësitë për të fituar ndeshjen. Nuk kemi pasur shumë shanse të pastërta, por kur i ke këto momente… shikoni Parisin. Parisienët thjeshtë ishin vrasës, duke shënuar ashtu si bënë në ndeshjen e parë. Kjo na duhej sonte. Ishim afër arritjes në finale, por nuk ishim në gjendje të përfundonim punën”, ka thënë Neuer për DAZN.
Paris Saint-Germain tani kualifikohet në finale, aty ku do të përballet me Arsenalin, që mbrëmë e mposhti Atletico Madridin














