I zhdukur që nga 2 korriku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen Xhafer Raqin
dp

Lexo edheTentoi t’u jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet shtetasi serb

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, i cili është raportuar i zhdukur që nga data 2 korrik 2026.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, ndërsa që nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim-shpëtim i FSK-së dhe patrullat policore kanë zhvilluar kërkime për gjetjen e tij.
Policia ka bërë të ditur se është analizuar dhe verifikuar çdo informacion që mund të ndërlidhet me rastin, ndërsa kërkimet janë ende duke vazhduar, ndërsa pas autorizimit nga Prokurori i Shtetit, Policia ka kërkuar edhe kontributin e qytetarëve.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me personin e sipërshënuar, t’i përcjellin ato policisë”, thuhet në njoftim.

Lexo edheTentoi t’u jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet shtetasi serb
Informacionet mund të dërgohen në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike të Policisë së Kosovës.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për lokalizimin e personit të zhdukur.