BallinaLajmeI vë zjarrin veturës së vet, digjet i gjithë garazhi, kjo i...

I vë zjarrin veturës së vet, digjet i gjithë garazhi, kjo i ndodhi kosovarit në Gjermani

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Përveç veturës së tij,e cila ishte djegur plotësisht, me atë rast kishin pësuar djegie edhe makinat tjera që ndodheshin aty si dhe pesë hyrjet e ndërtesës së banimit që lidheshin me garazhin

Gjykata Penale e Lucernit e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burg kosovarin 26 vjeçar për zjarrvënie. Ai kishte djegur veturën e vet në një garazh nëntokësor në Willisau, në natën e vitit të ri 2014, shkruan luzernerezeitung.ch.

Përveç veturës së tij,e cila ishte djegur plotësisht, me atë rast kishin pësuar djegie edhe makinat tjera që ndodheshin aty si dhe pesë hyrjet e ndërtesës së banimit që lidheshin me garazhin. 13 persona i ishin nënshtruar kontrollit mjekësor për helmimin që kishin pësuar nga tymi, transmeton albinfo.ch. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri kanë qenë gjysmë milion franga.

Gjykata ka konstatuar se kosovari i ka vënë zjarrin makinës së tij për shkak të problemeve financiare që ka pasur.

Nga dy vjet e gjysmë burg sa është dënimi, ai duhet t`i mbajë vetëm tetë muaj. Pjesa tjetër i është shndërruar në dënim me kusht.

Dënimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm. Lënda është bartur më tutje në Gjykatën e Kantonit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz