I larguan nga banesa, familja nga Skenderaj kërkojnë ndihmë për strehim

Kanë marrë me vete pak gjëra që kishin. E qysh prej mëngjesit, kjo familje po qëndron në oborrin e Komunës së Skenderajt. Madje, nëse atyre nuk u bëhet një zgjidhje, ata kanë në plan ta kalojnë aty natën.
Kjo familje u larguan nga banesa ku po jetonin me qira, në Fushë Kosovë.
Këtë vendim pronari i banesës e morri, pasi kuptoi që Selman Avdiu nga Skënderaji,nuk ka mundësi ta paguajë më atë.
Avdiu, që dikur edhe ishte pjesëtar i ushtrise clirimtare të kosoves, tani ka mbetur i pa strehë.
Në këtë kohë të pandemisë, ai po kërkon ndihmë nga Komuna e Skenderajt.
E ankesa të njejta ka edhe bashkëshortja e tij.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për T7, tha fillimisht se zgjidhje të shpejtë Komuna nuk ka mundësi tu bëjë nderkaq kërkoi nga kjo familje të qartësojë se ku ishin duke banuar.

Lexo edheFuten në karantinë një mjek dhe dy infermiere të QKMF’së në Fushë-Kosovë
E pas shumë diskutimeve, e pas disa orëve që kjo familje qëndroi pranë komunës, aty doli edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.
Ani pse kjo familje kishin kërkuar ndihmë më herët, në prezencë të T7, kryetari u premtoi se do t`ua paguajë qeranë për dy muaj.
Jashari tha se kjo ishte e vetmja ndihmë që Komuna mund t i ofrojë tani për tani.
Kjo familje me premtimin e kryetarit u larguan nga aty.














