Futen në karantinë një mjek dhe dy infermiere të QKMF’së në Fushë-Kosovë
01

Lexo edheIdeja kreative e një qytetari për t’i zbatuar vendimet e qeverisë

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera. Ai tha se mjeku dhe dy infermieret janë vetkarantinuar në shtëpitë e tyre.
“Prej ditës që ka ndodh rasti janë karantinuar, sot janë vetizolu edhe me vendim të Inspektoratit Shëndetësor. Bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermiere, janë në vetkarantinë në shtëpi”, tha Maxhera për Gazetën Sinjali.
Ai bëri të ditur se mjeku dhe infermierët janë raste kontakti me pacientin e fundit nga Buroja, i infektuar me koronavirus.

Lexo edheIdeja kreative e një qytetari për t’i zbatuar vendimet e qeverisë
Deri më tani në Kosovë janë infektuar 377 persona me koronavirus, 63 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur.